Kroacia ofron mbështetje për Kosovën në rrugën euroatlantike
Foto: Laura Hasani

Kroacia ofron mbështetje për Kosovën në rrugën euroatlantike

Aktuale mars 14, 2018 - 10:56

Zëvendëskryeministri dhe ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, sot priti në takim homologen e tij nga Kroacia, Marija Pejçinoviq-Buriq, raporton "Zëri.info".                                    

Pacolli tha se  në këtë takim u bisedua për problemet të cilat i takojnë të dy shteteve.  

Sipas tij,  Kroacia do të vazhdojë të ndihmojë Kosovën në çdo problem.

 " Biseduam për problemet të cilat i interesojnë te dy palëve dhe në përfundim se dy shtetet tona bashkëpunojnë siç e do tradita dhe do të janë edhe më tutje. Kroacia e ndihmon Kosovën në të gjitha problemet. Sot kam marrë dëshmi se edhe më tutje do të qëndroj mbrapa nesh. Biseduam edhe për bashkëpunimin ekonomik. Ne e shofim të arsyeshme që në Kosovë të vijnë edhe më shumë njerëz të biznesit

Kroacia do të jetë zëri i Kosovës", tha ai

Pacolli tha se Kroacia do ti ndihmojë Kosovës në lëvizjen e lirë me Bosnje Hercegovinën.

Ndërsa Marija Percinojvic tha se Kosova ka ende sfida ku Kroacia do ti ndihmojë asaj, siç thotë ajo, sidomos në rrugën euroatlantike.

"Ne kemi marrëdhënie politike shumë të mira,por kemi mundësi ende të punojmë në to. Ekziston një kornizë institucionale e cila do ta përcjell Kosovën në BE.", tha ajo.                           

Ajo foli edhe për pakicat shqiptare në Kroaci, me ç’rast tha se edhe në kuvendin e Kroacisë ka pakicë të shqiptarëve. /Zeri/

Image