Haradinaj Gashit - 'Po rren'

Aktuale March 14, 2018 - 10:49
Lexo detajet

Kryeministri i Kosovës ka akuzuar Lidhjen Demokratike të Kosovës ka akuzuar se është partia e vetme e cila për 10 vite e ka bllokuar krijimin e ushtrisë, me c’rast ka krijuar tension në Kuvend raporton “Zeri.info”.

“LDK e ka blloku krijimin e ushtrisë, kanë dashur të jenë patriot. Mos më besofshi mu në ambasadën e SHBA pasi që disa prej jush keni komunikim me ta, e keni lënë Kosovën qe 10 vjet pa ushtri, keni shit patriotizëm qysh atëherë”, tha Haradinaj.

LEXO EDHE: Haradinaj: Nuk kemi zgjidhje për demarkacionin

Me këtë rast deputeti i LDK-së Arben Gashi nuk është pajtuar me këtë gjë duke e replikuar kështu kryeministrin.

Kjo gjë e ka nervozuar kryeministrin i cili i është drejtuar atij duke e akuzuar që nuk po e thotë të vërtetën.

“Po rren o Arben, e din edhe ti që është ashtu”./ZERI