Gjuriq përgatitë serbët për vizitën e Michell-it në Serbi

Aktuale March 14, 2018 - 10:23

Drejtori i të ashtuquajturës “zyre për Kosovë dhe Metohi” Marko Gjuriq thotë se takimi i sotëm i kryetarit Aleksandar Vuçiq me zëvendës ndihmësin e sekretarit të shtetit të SHBA për Evropë dhe Euroazi Wes Michell do të udhëhiqet me faktet në mënyrë të bisedohet në mënyrë serioze. Ai thekson se takimi duhet të kontribuojë një bisede të sinqertë mbi temat kyçe siç është Kosova.

Marko Gjuriq duke folur për Ditarin e televizionit shtetëror RTS, ka theksuar se biseda me Wes Michell do të jetë serioze dhe me përgjegjësi, sepse është në pyetje “një çështje ekzistenciale për Serbinë siç është Kosova”, transmeton Insajderi.com.

“Është normale që njeriu i cili është me përgjegjësi të kërkojë gjetjen e zgjidhjes, por situata është e tillë se me gjetjen e zgjidhjes për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën duhet të mendojmë se çfarë pasoja do të ketë për vendin tonë”, pretendon Gjuriq.

Ai ka shtuar se “këto bisedime do të jenë të bazuara në fakte dhe të dinjitetshme dhe serioze për Serbinë”.

“Ne sot duhet të kërkojmë një qasje të re, të përgjegjshme me të cilën duhet t’i ruajmë miqtë tradicional dhe partnerët në bashkësinë ndërkombëtare”, ka thënë Gjuriq.