Kuvendi vazhdon sot seancën që dështoi dje

Aktuale March 14, 2018 - 08:52
Lexo detajet

Mbajtja e seancës plenare e paraparë për të martën është shtyrë për sot në ora 10:00, në mungesë të kuorumit.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli pas dështimit të seancës të së martës në një takim me shefat e grupeve parlamentare vendosi që vazhdimi i seancës të mbahet sot.

Në rend dite janë:

Votimi i rekomandimeve të Interpelancës lidhur me Vendimin e Qeverisë së Kosovës nr.04/20 të datës 20.12.2017 për rritjen e pagave të anëtarëve të Kabinetit qeveritar, Vendimin nr. 05/24 i datës 12 janar 2018, për rritjen e pagave për të gjitha kategoritë e të punësuarave që marrin paga nga buxheti i Kosovës, si dhe Vendimi nr. 15/24 i datës 12 janar 2018 për lartësinë e pagesës mujore për familjet në Skemën e Ndihmave Sociale,

Debat parlamentar, sipas kërkesës së nënkryetarit të Kuvendit, z. Kujtim Shala dhe gjashtë (6) deputetëve nënshkrues lidhur me Raportin e 100 ditëve të punës të Qeverisë së Republikës të Kosovës,

Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë për ratifikimin e anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Akreditimit,

Votimi i Raportit për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2016.