'Këta janë hapat që do t'i ndërmarrë BE-ja për liberalizimin e vizave për Kosovën'

Aktuale March 13, 2018 - 13:49
Ja hapat që do ti ndërmarrë BE-ja për liberalizim të vizave!

Ekspert i integrimeve Taulant Kryeziu, përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social “Facebook” ka treguar hapat që do t'i ndërmarrin institucionet e BE-së për Liberalizimin e vizave për Kosovën.

Ai në 9 hapa tregon gjithë ecurinë po ashtu si shembull merr Gjeorgjinë dhe Ukrainën si dy vendet e fundit që kanë përfituar nga ky process, shkruan Zëri.info”

Lexo shkrimin e plotë:

Hapat e radhës nga institucionet e BE-së, në vendimmarrjen për #liberaliziminevizave për Kosovën duke marr si shembull krahasimi Gjeorgjinë dhe Ukrainën si dy vendet e fundit që kanë përfituar nga ky proces.

 1. Parlamenti Evropian: Mandatimi nga Komisioni LIBE, të drejtat civile,drejtësi dhe punë të brendshme(raporti dhe rekomandimet e Raportuesës së PE, Fajon kane marrë mbështetje me shumicë votash, por nuk është miratuar mandat për fillimin e negociatave me Këshillin)

2. Këshilli: Miratimi i pozicionit negociues në Këshill

3. KE/PE/KBE/: Pajtim në mes të Këshillit dhe PE, Trialogue (Trilogjet janë takime joformale trepalëshe për propozimet legjislative midis përfaqësuesve të Parlamentit, Këshillit dhe Komisionit. Qëllimi i tyre është të arrijnë një marrëveshje të përkohshme për një tekst të pranueshëm për të dy ,Këshillin dhe Parlamentin)

4. Parlamenti Evropian: Votimi në Seancë Plenare të Parlamentit Evropian( në lexim te parë me shumicë te thjesht,ne lexim të dytë me shumicë absolute 376 nga 751 vota)

5. Këshilli: Miratimi nga Ambasadorët COREPER II 6. Këshilli : Miratimi nga Këshilli i Ministrave me shumicë te kualifikuar apo ajo që quhet shumicë e dyfishtë 55% te vendeve anëtare(16vende),që përfaqëson të paktën 65% te popullsisë se BE-së(328mil nga 505)

7. Ceremonia e nënshkrimit

 8. Publikimi në Gazetën Zyrtare të BE-së

9. Hyrja në fuqi Sa për informim më të detajuar, që nga marrja e mandatit nga Komisioni LIBE, deri tek hyrja në fuqi e propozimit për ndryshimin e rregullores 539/2001 të BE, për Gjeorgjinë ka marr 6 muaj ndërsa për Ukrainën 9 muaj.

Ne ende po presim adresimin e njërit nga dy kriteret e mbetura dhe tek pastaj fillojmë llogaritjen e këtyre hapave.

Vonesat në adresimin e tyre kanë mundësi reale të na humbin hapin