Erjavec: Sllovenia e mbështet Kosovën në të gjitha vendimet politike

Aktuale March 13, 2018 - 10:57

Erjavec: Sllovenia e mbështet Kosovën në të gjitha vendimet politike

Zëvendëskryeministri dhe ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka pritur në takim homologun e tij nga Sllovenia, Karl Erjavec raporton "Zeri.info".

Pas takimit të tyre Pacolli dhe Erjavec në një konferencë të përbashkët shprehën mirënjohje reciproke për ndihmën dhe përkrahjen e dy shteteve ndaj njëra-tjetrës.

Pacolli me këtë rast tha se takimi me homologun e tij nga Sllovenia ishte i suksesshëm dhe konstruktiv.

"Ne patëm një bisedë shumë konstruktive dhe të frytshme me homologun tim nga Sllovenia, biseduam për mbështetjen e fuqishme që Sllovenia është duke i dhënë Kosovës dhe i ka dhënë edhe historikisht. Biseduam edhe për bashkëpunimin ekonomik mes dy shteteve si dhe për bashkëpunimin për integrimin e Kosovës", tha Pacolli.

Ai gjithashtu tha se Sllovenia po jep një kontribut të madh në shtet ndërtimin e Kosovës.

"Bashkëpunimi jonë me Slloveninë do të vazhdoj dhe ketë vizitë do ta shfrytëzojmë edhe ekonomikisht, kemi një mini-forum këtu në Prishtinë mes njerëzve të biznesit nga Sllovenia dhe Kosova", theksoi Pacolli.

Sipas tij në këtë takim me përfaqësues të bizneseve mes dy shteteve do flasin për bashkëpunim me njëra tjetrën.

Gjithashtu Pacolli në fjalën e tij theksoi edhe se siç tha ai "Sllovenia do të jetë edhe kujdestare e Kosovës për anëtarësimin sa më të shpejt të Kosovës në organizata botërore si INTERPOL e UNESCO".

Ndërsa Ministri i punëve të jashtme të Sllovenisë, Karl Erjavec tha se marrëdhëniet  e Sllovenisë me Kosovën një tradicionalisht të mira.

"Ne kemi filluar një bashkëpunim të lartë politik me Kosovën. Ne kemi marrëdhënie tradicionale shumë të mira me Kosovën. Dëshirojmë të ju ndihmojmë njerëzve këtu", tha Erjavec.

Po ashtu ai ritheksoi se qëllimi i kësaj vizitë është rritja e bashkëpunimit ekonomik mes dy shteteve.

"Sot jam këtu me një delegacion të fortë të biznesit dhe janë i bindur që këtë hap është shumë hap i madh për zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy shteteve", shtoi ai.

Ndërsa sa i përket marrëdhënieve politike mes dy vendeve Erjavec tha se Sllovenia e mbështet Kosovën në rrugën e saj.

"Ne do të rrisim bashkëpunimin ekonomik ndërsa sa i përket marrëdhënieve politike në mbështesim Kosovën në të gjitha proceset dhe vendimet e saj", theksoi ai.

E sa i përket liberalizimit të vizave Sllovenia shpreson që Kosova sa më parë të zgjidh edhe këtë proces sa më parë./ZERI

Image