Ministri i Jashtëm i Sllovenisë viziton Kosovën

Aktuale March 13, 2018 - 08:18
Karl Erjavec, sot qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë

Ministri i Jashtëm slloven, Karl Erjavec, sot qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.

Gjatë vizitës në Prishtinë, Erjavec do të pritet nga kryeministri Ramush Haradinaj si dhe nga homologu i tij, Behgjet Pacolli.

Po ashtu Erjavec do të marrë pjesë edhe në Forumin Ekonomik Kosovë-Slloveni, ku do të jenë të pranishme afër 40 kompani sllovene të sektorëve të ndryshme.