Kasapi mohon se shiti mishin e lopës së ngordhur (VIDEO)

Aktuale March 12, 2018 - 22:19
Mohon akuzat

Dy persona nga Anamorava u bënë cak i gjykatave pas ngordhjes së një lope. Po dyshohet se njëri në cilësinë e kasapit e mori mishin për ta shitur.

Një lopë e ngordhur e fermerit A. Maliqi nga fshati Busavatë i Kamenicës u hodh në mbeturina. Por, më vonë ai thotë se një kasap nga Gjilani A.Rashiti kishte shkuar aty për ta marrë mishin për ta shitur. Prandaj ai e kishte lajmëruar policinë.

Në familjen e fermerit nuk pranuan të flasin, derisa te ajo e kasapit thanë se familjari i tyre nuk e mori lopën e ngordhur.

Familja Rashiti nuk lejuan Klan Kosovën të xhirojë në ambientin ku theren kafshët, por thanë se deklaratat e fermerit janë të pa baza.

Pavarësisht deklarimeve nga palët Gjykata Themelore e Gjilanit ka marrë një vendim për masë të arrestit shtëpiak.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe inspektorët e AVUK-ut. Ata thanë se tek shtëpia e kasapit janë gjetur mjete të cilat shërbejnë për therje ilegale të kafshëve.