Kollçaku: Komentet denigruese lidhur me vendimin e Baftiut, nuk i bëjnë nder askujt

Kollçaku: Komentet denigruese lidhur me vendimin e Baftiut, nuk i bëjnë nder askujt

Aktuale mars 11, 2018 - 22:30
Reagon Fatmire Kollçaku

Gjatë ditës së sotme është raportuar se si pas dorëheqjes nga Lëvizja Vetëvendosje, deputetja Besa Baftiu  është fyer në profilin e saj në Facebook.

Sikurse në disa raste të tjera, qindra komentues përkrahës të Lëvizjes Vetëvendosje kanë fyer dhe ofenduar rëndë Besa Baftiun.

“E mallkuar, tradhtare, shantazhuese…”e shumë terme të tjera denigruese i janë drejtuar Baftiut e cila dha dorëheqje nga kryetarja e Qendrës në Gjilan si dhe nga Këshilli i Përgjithshëm i Vetëvendosjes.

Është deputetja e Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha Kollçaku e cila ka reaguar së fundi në mbrojtje të deputetes Baftiu.

Ajo ka thënë se si grua, nënë, doktoreshë e përkushtuar, Baftiu meriton respekt dhe se komentet denigruese nuk i bëjnë nder askujt.