Dogana konfirmon prishjen e sistemit për zhdoganim të mallrave

Aktuale March 03, 2018 - 17:37

Sistemi ASYCUDA që shërben për zhdoganim e mallrave në Doganën e Kosovës ka rënë gjatë ditës së sotme dhe i njejti pritet të rregullohet deri nesër. Mallrat nuk mund të doganohen pa u rregulluar ky sisitem. Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci tha për Gazetën Express, se po punohet për t’u rregulluar serveri, mirëpo sipas tij gjatë të shtunave nuk ka doganim të madh.

Express ka raportuar për rënien e sistemit të Doganës, këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci.

“Është prish një lloj serveri, jemi tu punu me rregullu. Sot është prish, deri nëser pritet mu rregullu”, tha Stavileci.

Mallrat nuk mund të kalojnë pa u zhbllokuar ky sistemi. Megjithatë, Stavileci thotë se dita e shtunë nuk ka doganim te madh.

“Nuk mujn me pas doganim pa u ndreq sistemi, zakonisht e shtunja nuk është një ditë që ka doganim të madh. Shpresoj që e rregullojnë”, përfundoi ai.