Rektorët: Përjashtimi i Kosovës nga EQAR, goditje e rëndë për arsimin e lartë

Aktuale March 02, 2018 - 22:04

Konferenca e rektorëve të universiteteve publike në Kosovë, kanë reaguar pas marrjes së vendimit për të përjashtuar Agjensionin Kosovar të Akreditimit nga Regjistri Evropian për Sigurimin e Cilësisë, të cilin vendim e quajnë goditje e rëndë për arsimin e lartë në Kosovë.

Komunikata e rektorëve:

Ne jemi shumë të shqetësuar me vendimin për të përjashtuar Agjensionin Kosovar të Akreditimit nga Regjistri Evropian për Sigurimin e Cilësisë (EQAR) në Arsimin e Lartë, duke e konsideruar si një goditje e rëndë për Arsimin e Lartë të Kosovës.

Por, ne besojmë që Qeveria e Kosovës do të ndërmarrë hapat e duhur me urgjencë për ta riparuar dëmin e shkaktuar. Njëherit, ne si Konferencë e Rektorëve, shprehim gatishmërinë që të ndihmojmë në këtë proces.