Pasaporta e Singaporit më e forta në botë, ja ku radhitët e Kosovës

Aktuale March 02, 2018 - 16:06

Sistemi vjetor i vlerësimit i ka renditur pasaportat e Singaporit dhe të Japonisë si më të fuqishmet për vitin 2018.

Këto dy shtete e kanë mposhtur Gjermaninë nga renditja e vitit të kaluar, sipas indeksit të përpiluar nga kompania ligjore ‘Henley & Partners’, transmeton Telegrafi.

Në këtë indeks gjithashtu tregohet se pasaporta britanike mbetet në vend të katërt, ndërkaq SHBA-të në vendin e pestë.

Këto renditje publikohen çdo vit dhe bazohen në numrin e shteteve që një pasaportë mund t’i jap qasje një personi për t’i vizituar pa pasur nevojë të merr vizë.

Pasaportat e Singaporit dhe Japonisë ua mundësojnë qytetarëve të tyre t’i vizitojnë pa viza gjithsej 180 shtete përgjatë globit.


Në pozitën e tretë gjenden së bashku pasaportat e Francës, Italisë, Spanjës, Danimarkës, Finlandës, Suedisë dhe Koresë së Jugut – që të gjitha kanë qasje pa viza në 178 shtete.

Pasaporta e Britanisë është e katërta, ku britanikët mund t’i vizitojnë 177 shtete pa viza, krahasuar me vitin e kaluar që kanë mundur 173 shtete.

Në këtë indeks gjendet edhe Kosova, e cila fatkeqësisht është e renditur në pozitën e 97’të bashkë me Iranin, Libanin dhe Bangladeshin.

Në anën tjetër, Shqipëria është e renditur e 54’ta bashkë me Gjeorgjinë dhe Belizen.

Më poshtë e keni një fotografi në të cilën e keni listën e plotë të shteteve dhe pozitën në të cilën renditen sa i përket fuqisë që kanë pasaportat e tyre.

Image