Vetura lëvizë në kah të kundërt të autostradës 'Ibrahim Rugova'

Aktuale March 02, 2018 - 15:17

Në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ në Trudë, një veturë është parë duke lëvizur në kah të kundërt të autostradës.

Siç shihet në këtë video të dërguar nga një vozitës, vetura është në shpejtësi të lartë dhe se po vozitet në korsi të kundërt të autostradës, raporton indeksonline.

Derisa vozitet në këtë mënyrë, edhe aksidente po ndodhin. Ndërsa, policia po apelojnë të shtohet kujdesi në respektimin e rregullave.

“Apelojmë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që të rritet vigjilenca, të shtohet kujdesi në respektimin e rregullave që dalin nga ligjet e trafikut, të kenë pajisje dimërore për një siguri më të madhe gjatë qarkullimit në këto rrethana, me qëllim të shmangies së aksidenteve rrugore, e në veçanti të atyre me pasoja fatale” thuhet në apelin e Policisë.