Hoti ‘sulmon’ Veselin për menaxhimin e seancës, thotë se duhen ndryshime

Aktuale March 02, 2018 - 12:38

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka dalë në mbështetje të deputetit Frashër Krasniqi pasi që këtij të fundit iu ndalë fjalimi në Kuvendin e Kosovës nga kryeparlamentari Kadri Veseli, transmeton "Zëri.info". 

Hoti përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Veseli po kalon nga një ekstrem në tjetrin.

Postimi i plotë i Hotit: 

Kryetari i Kuvendit po kalon nga nje ekstrem ne tjetrin. Ne kohen kur eshte dashte te ndaloje hedhjen e veve dhe gazit lotesjelles, qe ka ngjare dhjetera here ne kete Kuvend, ai jo qe nuk e ka ndaluar hedhjen e gazit, por nuk ka sjell asnje mase sic e parasheh Rregullorja e Punes e Kuvendit.

Deri dje lejonte te futej dhe hedhej gaz ne Kuvend, kurse sot ju merr fjalen deputeteve?!!!
Keshtu nuk menaxhohet institucioni me i larte i shtetit. Prandaj duhen ndryshime.