Interpoli pritet të kthej fletarrestet kundër Haradinajt dhe Thaçit

Aktuale March 02, 2018 - 11:35

Së fundmi është raportuar se Interpoli ka hequr nga lista e fletarresteve rreth 20 ish pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfshirë edhe atë ndaj kryeministrit të tanishëm të Kosovës Ramush Haradinaj dhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaqi, transmeton "Zëri.info".

Mirëpo, duket se ky vendim do të anulohet shumë shpejt, kjo për shkak të ankesës që ka bërë Serbia në lidhje me këtë vendim, duke potencuar shkeljen e procedurave me rastin e largimit të këtyre emrave nga kjo listë.

Siç raportojnë mediat serbe, me rastin e marrjes së këtij vendimi për largimin e këtyre emrave nga lista e Interpolit, janë anashkaluar procedurat dhe rregullat, respektivisht është anashkaluar komisioni kompetent i kësaj organizate, shkruan më tutje "Zëri.info".

Për këtë kishte reaguar menjëherë ministria e punëve të brendshme e Serbisë, duke bërë ankesë në Komitetin ekzekutiv të Interpolit. Burimet serbe thonë se pritet të Komiteti Ekzekutiv qysh në mbledhjen e radhës, e cila mbahet brenda disa ditëve, do ta pranoj ankesën e Serbisë dhe të gjithë emrat e larguar do të futen sërish në sistem, çka nënkupton se zyrtarët kosovarë të përfshirë në këtë listë, mund të arrestohen sërish posa e lëshojnë Kosovën./Zëri/