Këto janë shkollat e kryeqytetit që do t’i nënshtrohen testit PISA 2018

Aktuale March 02, 2018 - 11:09

Drejtoria Komunale e Arsimit Prishtinë mbajti takim pune me koordinatorët dhe drejtorët të shkollave për organizimin dhe mbarëvajtjen e testit Pisa 2018.

Me këtë rast, Drejtori i Arsimit, Jonuz Salihaj kërkoi mobilizimin e të gjithëve, duke filluar nga Ministria, zyrtarët e DKA-së, drejtorët e deri të prindërit dhe nxënësit, në mënyrë që të arrihen rezultate sa më të mira në testin PISA 2018.

“PISA të jetë temë e përditshme e diskutimit në shkollat tuaja, kërkoj nga ju që në ditët që kanë mbetur të bashkëpunoni ngushtë me institucionet relevante të emëruar kohë më parë për organizimin e testit PISA 2018. Nxënësit tanë në këtë test nuk e përfaqësojnë vetëm veten e tyre, por e përfaqësojnë vendin me rezultatet që arrijnë”, tha ndër të tjera Salihaj.

Testit PISA 2018 do t’i nënshtrohen dymbëdhjetë shkolla të mesme dhe tetë shkolla fillore të Prishtinës, si në vijim: Shkolla të mesme: SHML “Xhevdet Doda”; SHML “Eqrem Çabej”; SHML “Sami Frashëri”; SHML “Ahmet Gashi”; SHML “Gjimnazi Matematikor Specialistik”; SHML “Alauddin”; SHMEJ “Hoxhë Kadri Prishtina”; SHML “28 Nëntori”; SHML “Gjin Gazulli”; SHML “Abdyl Frashëri”; SHML “Dr. Ali Sokoli”;         SHML “Shtjefën Gjeçovi”; SHFMU “Elena Gjika”; SHFMU “Asim Vokshi”; SHFMU “Emin Duraku”;         SHFMU “Ismail Qemali”; SHFMU “Nazim Gafurri”; SHFMU “7 Marsi”; SHFMU “Nënë Terezë”; SHFMU “Shkollë e Gjelbër”. /Telegrafi/