Fillon ndryshimi i motit, ja sa do të jenë temperaturat sot

Aktuale March 02, 2018 - 09:16

Një valë e ajrit të ngrohtë nga Mesdheu tashmë ka filluar të depërtojë edhe mbi rajonin tonë, kështu sot pritet të kemi mot kryesisht të vranët me reshje lokale shiu, por vende-vende edhe me reshje të dobëta bore.

Mirëpo, krahasuar me ditë më parë, temperaturat do të shënojnë ngritje të dukshme, ato do të sillën në mes 0 e 4 gradë Celsius.

Të shtunën pritet të ketë më pak vranësira e njëherasi edhe ngritje të temperaturave të cilat do të lëvizin në mes 1 e 7 gradë Celsius.

Në ditën e dytë të fundjavës, por edhe gati gjatë tërë javës së ardhshme pritet të mbajë mot me vranësira të pjesshme të cilat kohë pas kohe mund të sjellin edhe reshje shiu.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin në mes 0 e 5 gradë Celsius, kurse maksimalja ditore do sillet rreth 12 gradë Celsius.