Krasniqi: Kuvendi është vonë dhe nuk po zë hapin me zhvillimet

Aktuale March 01, 2018 - 09:40

Hulumtuesi i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Albert Krasniqi ka thënë se Kuvendi i Kosovës është shumë vonë dhe se nuk po arrin ta zë hapin me zhvillimet.

Krasniqi përmes një shkrimi në llogarinë e tij në “Facebook” ka theksuar faktin se në Komisionet parlamentare janë grumbulluar plotë 52 projektligje,  ndërkohë deri më tani janë miratuar vetëm 5 ligje, transmeton zeri.info.

Në fund, Krasniqi ka thënë se Kuvendi duhet ta racionalizojë kohën e vet, duke iu shmangur debateve populiste.

Ky është shkrimi i plotë i Krasniqit:

Kuvendi është vonë dhe nuk po zë hapin me zhvillimet

- SOT, Kuvendi mbanë debat parlamentar për Raportin 100 ditësh të Qeverisë, si dhe Interpelancë për rritjen e pagave të anëtarëve të kabinetit qeveritar – 70 ditë vonesë;

- DJE, nuk u arrit të hedhet në votim Demarkacionin me Malin e Zi – tre vite vonesë;

- PARDJE, në Kryesinë e Kuvendit sërish u bllokua kalimi i Rregullores së Punës së Kuvendit – gjashtë vite vonesë.

Ndërkohë, në komisionet parlamentare janë grumbulluar 52 projektligje të cilat presin shqyrtim, ndërsa Kuvendi deri më tani ka miratuar vetëm shtatë ligje.

Kuvendi duhet të racionalizoji kohën e vet. E këtë më së miri mund ta bëjë duke iu shmangur debateve populiste që të vetmin qëllim kanë protagonizmin individual./Zëri