Bytyqi: Shkollat fillore dhe të mesme pushim këtë javë, jo ato parashkollore

Aktuale March 01, 2018 - 09:16

Për shkak të temperaturave të ulëta që po mbizotërojnë në vendin tonë, shkollat fillore dhe ato të mesme ditën e enjte dhe të premte do ta kenë pushim, mirëpo kjo nuk vlen për institucionet parashkollore (çerdhet).

Kështu tha ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi në emisionin “Zyra e Ankesave” në RTV Dukagjini.

Ai tha se mësimi për të gjithë nxënësit do të vazhdojë ditën e hënë, përkatësisht më 5 mars.

“Deri ditën e hënë nuk do të zhvillohet mësimi për shkollat fillore dhe ato të mesme. Për parashkollorët nuk kemi marr vendim”, ka thënë ministri i Arsimit, Bytyqi.