Vjen lajmi i mirë për motin

Aktuale March 01, 2018 - 09:04
Ja çfarë temperatura do të mbajnë ditët e ardhshme

Siç parashikojnë meteorologët i ftohti do përfundojë me sot, pasi në fundjavë pritet mot më i butë dhe me shi

Mëposhtë keni parashikimet e motit nga sot (01 mars) deri më 04 mars.

1.03 – Mot shumë i ftohtë, kryesisht me vransira. Në mëngjes në ultësira mundësi për mjegull. Pasdite dhe në mbrëmje kohëpaskohe reshje të dobëta bore.
2.03 – Një front i ngrohtë nga Mesdheu, në mëngjes do të sjellë reshje bore, të cilat gradualisht do të shndërrohen në reshje shiu, e vende-vende pritet të bie edhe shi i akullt.
3.03-4.03 – Në fundjavë mot më i butë, kryesisht me vransira dhe intervale me diell, kohëpaskohe priten reshje lokale shiu.

Vlerat e AQI do të sillen kryesisht ndërmjet vlerave mesatare, por ditën e enjte nuk parashihet të ketë qarkullim të mjaftueshëm ajror, si dhe mundësia për mjegull, mund të rrisë vlerat deri në të pashëndetshme.

Image

Temperaturat e ajrit, në dy ditët e ardhshme vazhdojnë të zbresin ndjeshëm nën vlera mesatare, me minimale që parashihet të zbresin në -15C deri -10C, e ato maksimale nga -4C deri -1C. Në fundjavë, temperaturat do të shënojnë rritje, minimalet nga -3C deri në +2C, e maksimalet deri në 9C.
Era do të fryejë mesatarisht e fuqishme nga verilindja 2-7m/s, e nga dita e premte nga krahu jugor 4-11m/s.
Shtypja atmosferike nuk do të jetë shumë stabile, në fillim do të shënojë rritje, e më pas sërish do të zbres dukshëm nën vlera normale.