Haskuka tregon se a ka dashur që Albin Kurti të jetë kryetar i VV-së

Aktuale February 15, 2018 - 17:05

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se ka qenë kundër tendencës që Albin Kurti të mos kandidojë për kryetar të VV-së.

Këto komente Haskuka i bëri në një intervistë për Telegrafin ku theksoi se është shtjerrë debati brenda VV-së, por që më mirë është me debatu brenda suazave që të ndryshohet diçka.

“Unë deri vonë nuk e kam kuptuar problemin brenda VV-së, kam qenë kundër tendencës që Albin Kurti të mos kandidojë për kryetar”, ka thënë Haskuka.

Haskuka ka theksuar se “çdo person që humbim është problem, dhe jam për atë që mi pas të gjithë brenda Lëvizjes”.

I pari i Prizrenit theksoi se Vetëvendosje nga qytetarët është parë si organizata e vetme për ndryshim në Kosovë.

“Çështja kyçe është me debatu dhe me diskutu sërish se cilat janë kërkesat specifike, dhe kërkesë specifike nuk është që Albini mos mu bë kryetar”, ka thënë Haskuka.