Instituti i Historisë akuzon Frashër Demajn për shantazhe e kërcënime ndaj kolegëve

Aktuale February 15, 2018 - 16:29

Instituti i Historisë “Ali Hadri” në Prishtinë ka reaguar ndaj historianit Frashër Demaj, i cili është kandidat për drejtor të këtij Insttituti, duke e akuzuar atë për shantazh ndaj punëtorëve të këtij Instituti.

“Ne dëshirojmë  të ju shprehim shqetësimet tona si punëtor të Institutit të Historisë lidhur me këto veprime të cilat po e pengojnë zhvillimin normal të punës sonë dhe të njëjtën kohë po cenojnë sigurinë dhe dinjitetin e punëtorëve tanë përmes metodave të ndryshme antiligjore siç janë kërcënimet, shantazhet e presionet ndaj kolegëve tanë”, thuhet në reagim.

Sipas këtij reagimi, thuhet grupit shantazhues i prinë vetë Frashër Demaj.

“Këtë grup të këtyre personave e udhëheq dhe e përfaqëson Akademik Frashër  Demaj, i cili duke pasur disa pozicione në institucione publike dhe private dhe duke e keqpërdorur pozicionin dhe autoritetin direkt, dje dhe sot ka bërë kërcënime dhe presione ndaj disa kolegëve  tanë  në Institutin e Historisë”, thuhet ndër tjera në reagimin e Institutit të Historisë.

Reagimi i është drejtuar presidentit të vendit, Hashim Thaçi, kryeministrit Ramush Haradinaj, kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, kryetarit të Akademisë së Shkencave, Nexhat Daci dhe ministrit të Arsimit, Shyqiri Bytyqi./Insajderi/