Gabriel: Në veri të Kosovës, pushteti mbahet nga njerëz të krimit

Aktuale February 15, 2018 - 16:22

Gjatë vizitës së tij në Mitrovicë, ministri i jashtëm gjerman Zigmar Gabriel tha se ekziston një krim i organizuar masiv në veri të Kosovës. "Këtu nuk ka shërbim civil, por në krye të pushtetit janë njerëz nga krimi i organizuar të cilët nuk hezitojnë as për të vrarë, dhe se nuk duhet të tolerohen nga bashkësia ndërkombëtare", shtoi ai.

"Situata këtu është mëse e komplikuar. Nuk ka vetëm mosmarrëveshje kufitare, por mbi të gjitha krim të organizuar masiv në veri - në këtë rajon kufitar. Njerëzit janë të frikësuar. Ka pasur vrasje, siç e dini. Parësore dhe më e rëndësishme është se këtu duhet luftuar kundër krimit të organizuar, dhe në këtë, para së gjithash ka nevojë për mbështetjen e Beogradit. Dhe kjo është ajo që duhet të ndodhë para se të bisedohet për çdo gjë tjetër", me këto fjalë afër urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë, iu drejtua kryesisht gazetarve gjerman, Zigmar Gabriel- Ministri i Jashtëm gjerman, raporton portali Kossev, transmeton zeri.info

Gabriel mbërriti në Mitrovicë pas një sërë takimesh që kishte me zyrtarët e lartë të Kosovës në Prishtinë./Zeri