Veseli: 'Do të fokusohemi në transfomimin ekonomik'

Aktuale February 15, 2018 - 15:51

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, ka thënë se në dekadën e dytë të shtetit të Kosovës, do të fokusohen në transformimin ekonomik. Sipas tij këtë gjë mund ta bëj rinia inovative dhe kreative, transmeton “Zëri.info”.

“Ekonomia e dijes dhe ajo digjitale janë çelësi i zhvillimit. Dekada e dytë e shtetit të Kosovës do të jetë dekada e një transformimi ekonomik. Dhe këtë mund ta bëjmë më se miri me rininë tonë inovative dhe kreative”, ka shkruar Veseli në një postim në rrjetin e tij social Facebook. /ZERI/

Image

Image

Image