'UP-ja sinonim i lëvizjes kombëtare për liri'

Aktuale February 15, 2018 - 15:30

Për nder të 48-vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Shyqiri Bytyçi, ministër i Ministrisë se Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ka thënë që ky universitet është sinonim i lëvizjes kombëtare për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, raporton “Zëri.info”.

‘Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” është sinonim i lëvizjes kombëtare për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, ashtu sikurse sot që është sinonim i dijes, shkencës dhe inovacionit, të cilat domosdoshmërish ndërlidhen me zhvillimin e shtetit tonë”, ka shkruar Bytyçi në një postim në Facebook.

LEXO EDHE: Thaçi në përvjetorin e UP-së: Vendi i Kosovës është në BE dhe NATO

Ai po ashtu uron të gjithë pjesëtarët e universitetit për përkushtimin e tyre.

“Duke uruar menaxhmentin, stafin akademik, stafin administrativ dhe studentët e këtij Universiteti për këtë ditë me rëndësi historike, uroj që së bashku të vazhdojmë angazhimin tonë drejt arritjes së qëllimeve tona, në ndjekjen e ritmit të zhvillimeve bashkëkohore dhe ndërkombëtarizimin e dijes dhe shkencës”, ka shkrua po ashtu ai. /ZERI/