Seanca solemne të dielën, vjen edhe Edi Rama

Aktuale February 15, 2018 - 14:14

Seanca solemne për 10-vjetorin e Pavarësisë do të mbahet të dielën, ndërsa në seancë pritet të marrë pjesë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

10-vjetori i Pavarësisë do të mbledhë deputetet të dielën, ashtu siç kishte ndodhur kur ishte shpallur.

Gazeta Express ka marrë vesh që seanca solemne nuk do të mbahet të shtunën, më 17 shkurt, por të nesërmen, më 18, si simbolikë e së dielës kur Kosova u shpall shtet i pavarur.

Gjithashtu, të dielën në seancë, ndër të tjerët, pritet të marrë pjesë edhe kryeministri shqiptar Edi Rama.