Thaçi në përvjetorin e UP-së: Vendi i Kosovës është në BE dhe NATO

Aktuale February 15, 2018 - 12:16

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në ceremoninë e 48 vjetorit të formimit të Universitetit të Prishtinës, “Hasan Prishtina”, ka thënë se ky institucion ka dhënë njerëz të dijes e të shkencës, dëshmorë, simbol të paqes dhe lirisë.

Ai ka thënë se liria e Kosovës duhet të fuqizohet.

“Kosova ka qenë është dhe do të mbetet Evropë. Vendi i Kosovës është në BE dhe NATO, sepse ne kemi kohë që kemi përfaqësuar vlerat civilizuese”, ka thënë Thaçi gjatë fjalimit të tij.

Ai ka uruar për ditëlindjen e 48 të formimit të Universitetit të Prishtinës dhe dhjetëvjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Image

Image