Nis takimi Haradinaj-Markoviq me dyer të mbyllura
Foto: Laura Hasani

Nis takimi Haradinaj-Markoviq me dyer të mbyllura

Aktuale shkurt 14, 2018 - 17:07

Kryeministri i Malit të Zi, ka arritur në Kosovë, me ç’rast është pritur me nderime shtetërore nga homologu i tij kosovar, Ramush Haradinaj, raporton “Zeri.info”.

Para pak çastesh ka filluar edhe takimi mes dy kryeministrave, takim ky që po mbahet me dyer të mbyllura.

LEXO EDHE: Markoviq mbërrin në Kosovë, Haradinaj e pret me nderime shtetërore

Kujtojmë se njëra prej arsyeve kryesore të vizitës së kryeministrit malazez është çështja e demarkacionit, raporton “Zeri.info”.

Haradinaj dhe Markoviq, pritet të dalin me konferencë për media në orën 17:45. /ZËRI/

Image

Image

Image