Mbledhja e Vetëvendosjes pritet të zgjat deri në orët e vona

Aktuale January 15, 2018 - 17:49

Takimi i kryesisë dhe Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, pritet të zgjas deri në ora 22:00, raporton 'Zëri.info'.

Ky takim ka filluar para orës 16:00 dhe për herë të parë në selinë e partisë ka mbledhur dy krahët që po kundërshtohen brenda Lëvizjes Vetëvendosje.

Në mbledhjen e thirrur mes Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes me Kryesinë e Partisë, mbledhje kjo e cila po bëhet si tentativë për t'i tejkaluar mosmarrëveshjes mes zyrtarëve të kësaj partie.

Kujtojmë që ky fillimvit është shënuar me dorëheqjen e shumë figurave të rëndësishme të Vetëvendosjes e ndër ta edhe Visar Ymeri, Dardan Sejdiu, Shqipe Pantina, Driton Çaushi, Qëndron Kastrati etj. /ZËRI/