Kurti: Masakra e Reçakut vendimtare për bombardimet e NATO-së

Aktuale January 15, 2018 - 16:47

 

 Kandidati për kryetar të lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka vizituar sot Reçakun. Ai I ka konsideruar masakrat e Reçakut si vendimtare për bombardimet e NATO-së, transmeton “Zeri.info”.

“E gjithë Kosova ishte tronditur kurse bota demokratike u pat alarmuar. Këtë herë NATO-ja duhej të ndërhynte për të parandaluar Srebrenicën e radhës e jo për të ndëshkuar pasi ajo të ketë ndodhur”, ka thënë Kurti.

Kurti poashtu thotë se gjaku I dëshmorëve dhe martirëve nuk humbet kurrë.

“Gjaku i dëshmorëve dhe martirëve nuk humbet kurse emri i tyre nuk harrohet kurrë. Ende i kemi të freskëta kujtimet nga janari i ftohtë i vitit 1999. U vranë 45 civilë shqiptarë por edhe 11 ushtarë të UÇK-së të cilët po i mbronin kufomat që të mos rrëmbeheshin nga forcat serbe”, ka thënë ai. /ZERI/