Pacolli: Në Reçak u bën krimet më barbare kundër njerëzimit

Aktuale January 15, 2018 - 14:42

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës Behxhet Pacolli, ka kujtuar viktimat e masakrës së Reçakut.

“Sot, me mendje, zemër dhe dhimbje kujtojmë viktimat e masakrës së Reçakut, ku u bënë krimet më barbare kundër njerëzimit/krimet e luftës të kryera nga Ndërmarrja e Përbashkët Kriminale dhe urdhra shtetërorë nga strukturat e policisë speciale, ushtarake dhe paraushtarake të Serbisë në Kosovë”, ka shkuar Pacolli në llogarinë e tij në Facebook.

Këtë masakër ai e konsideron çnjerëzore dhe ndalesë të një spastrimi etnik.

"Kjo masakër çnjerëzore u bë pikë kthese në senzibilizimin e opinionit dhe akterëve kryesorë ndërkombëtarë për nevojën e intervenimit, në mënyrë që të ndalej gjenocidi dhe spastrimi etnik.”- ka shkruar ai. /ZERI/