Walker ka një porosi për Thaçin për Masakrën e Reçakut

Aktuale January 15, 2018 - 12:13

Ambasadori William Walker, i cili po merr pjesë në Akademinë Përkujtimore të Masakrës së Reçakut, tha se që nga 15 janari i vitit 1999, në Kosovë ka bërë shumë miq, raporton “Zeri.info”.

Ai po ashtu thotë se është i kënaqur që sheh edhe personat në pushtet që bëjnë homazhe.     

“Edhe pse gjithmonë është një ditë e ftohtë, këtu vijnë mijëra njerëz të bëjnë homazhe. Kam ngelur i befasuar sepse  më herët bënin homazhe vetëm njerëzit e këtij rajoni. Deri para tri viteve kur pushteti ka nderuar Reçakun me praninë e tyre. Sot jam shumë i lumtur që shohë të zgjedhurit e qytetarëve që janë këtu”, tha ai, raporton “Zeri.info”.

Në fund ambasadori i dhuroi një lule presidentit Hashim Thaçi.

Sipas tij, këtë lule ia kishte dhuruar një vajzë, ndërsa siç thotë, ia dhuron atë presidentit në mënyrë që kurrë të mos ta harroj këtë masakër./Zeri/