Bytyçi telegram ngushëllimi familjes Çapriqi

Aktuale January 15, 2018 - 11:51

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Tekonologjisë, Shyqiri Bytyçi u ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes së Basri Capriq-it i cili ndërroi jetë dje në moshën 57-vjeçare.

"Profesor Çapriqi një pjesë të madhe të jetës së tij ia kushtoi arsimimit të brezave të rinj, duke dhënë kështu një kontribut të madh në zhvillimin e arsimit të lartë, e në veçanti të Universitetit të Prishtinës. Përkushtimi i tij në punën me studentë, por edhe emri i tij si poet, e vendosin profesor Çapriqin në një vend të respektuar në memorien e arsimit dhe letërsisë", thuhet në telegramin e ngushëllimit, transmeton "Zeri.info"

Basri Capriqi ka lindur më 15.01.1960 në Ulqin, ku ka mbaruar edhe shkollën fillore dhe atë të mesme. Studimet universitare i kreu në Universitetin e Prishtinës ku punonte edhe si profesor. /ZERI/