Thaçi: Bisedova në telefon me ish-kryeministrin Mustafa, i ofrova përkrahje të plotë për shërim

Aktuale January 15, 2018 - 10:56

Presidenti Hashim Thaçi përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” ka treguar se para pakë çastesh ka biseduar në telefon me ish kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa I cili sot do të udhëtoj në Gjermani për trajtim të mëtutjeshëm shëndetësor.

Postimi i Thaçit në Facebook:

Që nga momenti i informimit për gjendjen shëndetësore të ish kryeministrit Isa Mustafa vura kontakt me bashkëpunëtorët dhe familjarët e tij.

Shpreha gatishmërinë për ta vizituar, por procedurat e trajtimit të tij nuk ma mundësuan një gjë të tillë.

Përmes telefonit zhvillova një bisedë me të, duke i ofruar përkrahje të plotë për shërim, kudo të jetë e nevojshme. Z. Mustafa i uroj shëndet dhe sa më parë t’i kthehet familjes së tij si dhe obligimeve institucionale.