Deputetët, rekomandim për Kuvendin:Të mos votohet Demarkacioni

Aktuale January 15, 2018 - 10:03

Disa nga deputetët e Komisionit për Punë të Jashtme në mbledhjen ku po shqyrtohet Projektligji për Demarkacionin me Malin e Zi, kanë kërkuar që kuvendit t’i bëhet një rekomandim që kjo marrëveshje të mos votohet.

Visar Ymeri dhe Aida Dëgruti nga Vetëvendosje, Zafir Berisha nga Nisma si dhe Time Kadrijaj nga AAK, kanë kërkuar që të bëhet ky rekomandim, njofton Klan Kosova.

Ndërsa kryetarja e komisionit, Vjosa Osmani, ka thënë se nuk mund të jepet rekomandim i cili mund të detyronte deputetët të votonin pro apo kundër.