Delegacioni kosovar nesër në Bruksel

Aktuale January 14, 2018 - 23:22

Delegacioni i Kosovës i përbërë nga shefi që përfaqëson Qeverinë në dialog, Avni Arifi, këshilltari i presidentit Hashim Thaçi, Ardian Arifaj, Blerand Stavileci dhe dy këshilltar të tjerë të Avni Arifit emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur nisen nesër për në Bruksel.

Takimet do të mbahen nga 16 deri më 18 janar, shkruan lajmi.net.

Paraprakisht delegacioni i Kosovës do të ketë edhe takime të tjera me zyrtarët serb.

Në këtë takim do të merren konstruksione nga BE për marrëveshjet e arritura ndërsa palët e përfshira do flasin për zbatimin e tyre.

Sa i përket temave të diskutimit, mediat serbe duke iu referuar burimeve nga Brukseli kanë raportuar se çështje kryesore do të jetë formimi i komunave me shumicë serbe.