Qeveria e Kosovës: Ofrojmë gjithë ndihmën institucionale për shërimin e Mustafës

Aktuale January 14, 2018 - 22:02

Qeveria e Kosovës është deklaruar lidhur me lajmin për gjendjen shëndetësore të ish-kryeministrit të vendit njëherësh liderit të LDK-së, Isa Mustafa.

Përmes një komunikate për media është bërë e ditur se Qeveria e Kosovës e ka marrë me shqetësim përkeqësimin shëndetësor  të ish-kryeministrit Isa Mustafa dhe po i përcjellë nga afër zhvillimet rreth gjendjes shëndetësore të tij.

LEXO EDHE: Këshilltari i Isa Mustafës jep detaje për gjendjen shëndetësore të ish-kryeministrit

"Qeveria e Kosovës dhe kryeministri Haradinaj janë me familjen Mustafa për t’i ofruar mbështetjen dhe përkrahjen për shërimin e shpejt të ish-kryeministrit Isa Mustafa. Qeveria e Kosovës do të ofrojë gjithë ndihmën institucionale për shërimin e Mustafës", përfundohet në komunikatën për media.