'Çdo gjë është gati për ushtrinë kurdo që merret vendimi politik'

Aktuale January 14, 2018 - 20:50

Projektligji për ushtrinë do të dorëzohet në Qeveri në muajin prill, ndërsa FSK-ja është plotësisht e gatshme që t’i marrë kompetencat e ushtrisë.

Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, pret që për këtë çështje të merret edhe vendimi politik.

‘Ne e kemi vërtetu dhe e kemi dëshmu që si Forcë jemi të gatshëm kurdo që të merret vendimi politik që ne të fillojmë ato planet tona që i kemi ndërtu bashkërisht me partnerët tanë”, tha Rama për televizionin 21.

Gjenerali Rama thotë se në momentin që të merret vendimi për transformim të FSK-së në Forca të Armatosura nevojitet buxhet shtesë prej 5.5 milionë euro.

Për t’i hapur rrugë ushtrisë pro-ndryshimeve kushtetuese duhet të votojnë edhe 2/3 e deutetëve të komuniteteve jo shumicë përfshirë edhe deputetët e Listës Serbe.