Arifi: Nesër dihet përbërja e delegacionit kosovar për bisedime me Serbinë

Aktuale January 14, 2018 - 12:10

Shefi i delegacioinit për bisedimet me Serbinë nga Qeveria e Kosovës, Avni Arifi ka deklaruar se nesër do të publikojnë përbërjen e delegacionit që do të merr pjesë në takimin e radhës në mes Kosovës dhe Serbisë, i cili do të mbahet më 16 janar në Bruksel.

Arifi nuk ka dashur të flas për temat që do të diskutohen, por as për kërkesën që në bisedime të përfshihen edhe përfaqësuesit amerikanë.

“Përbërja e delegacionit publikohet nesër kur të shkojmë atje. Temat janë ato që kanë qenë, agjenda që ka qenë, marrëveshjet të cilat janë përparë, ato tema që kanë qenë”, tha Arifi. /Telegrafi/