Ja çfarë moti do të kemi sot në Kosovë

Aktuale January 14, 2018 - 08:06

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielën vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik. 

Sipas Institutit, në këtë gjendje meteorologjike do të mbajë mot kryesisht i vranët.

Mëngjesi i së dielës parashihet të jetë me ngrica të lehta dhe vende-vende me mjegull ,si pasojë e radiacionit dhe ndryshimeve fizike në troposferë.

“Pasditja e së dielës parashihet të ketë kushte tjera meteorologjike, vranësira të ç’rregullta dhe reshje bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi maksimale deri 6m/s”, thuhet në njoftim.