Azilantët pajisen me

Azilantët pajisen me "leje të përkohshme qëndrimi" në Gjermani (Dokumnet)

Aktuale shkurt 02, 2015 - 09:07

Vërejtje: Këto nuk janë letra e as nënshtetësi. E as dokumente që lejojnë qëndrimin e përhershëm në Gjermani. Janë “leje qëndrimi të përkohshme” që autoritetet gjermane u kanë dhënë disa azilantëve. 

Në kampin e azilkërkuesve në Hamburg, janë mbi njëmijë shqiptarë. Ata janë të të gjitha moshave. Ka të rinj e të moshuar, burra e gra dhe familjarë me fëmijë.

Të gjithë ata që janë paraqitur azil në atë kamp, i kanë të gjitha shpenzimet e hequra. Bukë tri herë në ditë, fjetjen e madje edhe nga 140 euro për person, ndihma materiale çdo muaj.

Për familjarët ndihmat shkojnë edhe deri në 300 euro në muaj, transmeton Zeri.info.

Madje, autoritetet gjermane pasi që i kanë regjistruar të gjithë ata që kanë kërkuar azil aty, në bazë të pyetësorit (në të cilin duhet shënuar emrin, mbiemrin, vendin nga vijnë, moshën, arsyen e ardhjes…etj.) u kanë lëshuar edhe nga një “leje qëndrimi të përkohshme” me të cilën ata po lëvizin nëpër qytet. E për të interesuarit janë hapur edhe kurse të gjuhës gjermane.

 “Pasi na kanë pyetur për të gjitha informatat personale, na kanë lëshuar nga një “leje qëndrimi të përkohshme” po i quajmë ne. Nuk e di pse, për çfarë qëllimi. Çka do të ndodhë me ne nuk e dimë. Këta as nuk po na thonë se do ta në mbajnë këtu e as se do të na kthejnë. Ndërsa në televizor po dëgjojmë gjithçka. Nuk po kuptojmë asgjë”, ka shtuar ai për “Zërin”. /Zeri./

Viza e përkohshme gjermane për emigrantët kosovarë!

Image
 
KAMPI I EMIGRANTEVE NE HAMBURG!
 
Image