Haradinaj nuk e di sa zëvendësministra janë në MASHT

Aktuale January 03, 2018 - 16:47

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj javë më parë i kishte ftuar të gjithë zëvendësministrat e kabinetit të tij. Por Haradinaj disa prej tyre as nuk i njeh e as nuk i din sa janë në ministri të caktuar.

Përderisa Haradinaj në një intervistë dhënë ditë më parë, ai nuk i njihte disa prej ministrave kur atyre iu përmendej emri.

Haradinaj sot është takuar ndaras me ministrin Bytyqi dhe me zëvendësit e tij me të cilët qëndroi me ta më shumë se dy orë, kur u pyet se sa janë ai nuk diti të përgjigjej në këtë pyetje.

“Nuk e di. Sa zëvendësministra janë ministër?”, e pyeti Haradinaj ministrin Bytyqi.

Ministri i tregoi Haradinajt se i ka katër zëvendës, të cilët janë emëruar në këto poste me vendim të tij.

Zëvendës të ministrit të Arsimit janë Heset Sahiti nga Nisma, Arbër Geci nga AKR, Mustafë Myrtaj dhe Bajrush Sezairi. /Insajderi/