Sheshel: BE-ja do të na i rrëmbejë edhe Vojvodinën e Rashkën

Aktuale January 03, 2018 - 13:24

Lideri i Partisë Radikale serbe Vojislav Sheshel thotë se Serbia duhet t’i thotë përfundimisht jo Perëndimit pasi, sipas tij, ajo duhet të integrohet në Rusi e jo të hyjë në robëri në Bashkimin Evropian.

Këto mendime Sheshel i ka shfaqur për portalin serb “novostionline”:

“Pushteti duhet përfundimisht të përcaktohet, sepse është koha e fundit të bëhet qartas me dije se më nuk mund të rrihet dy karrige. Shantazhet e Perëndimit nuk do të pushojnë. Nuk ka asgjë nga BE, Perëndimi nuk heq dorë nga presioni për ta njohur Kosovën e për t’i vënë sanksione Rusisë. Perëndimit duhet thënë vendosmërisht jo.

Serbia ose do të përcaktohet për aleancë dhe integrim me Rusinë, ose do hyjë në robëri të BE-së që në perspektivë do të thotë suspendim të Republikës Serbe dhe rrëmbim të Vojvodinës e të rajonit të Rashkës”.