Limaj: Nuk ka rrugë tjetër, Ushtria do të përkrahet nga shumica në Kuvend

Aktuale January 03, 2018 - 12:44


U bë zakon që zyrtarët shtetëror të deklarojnë gjëra pozitive rreth formimit të Ushtrisë, por deri më tani nuk ka filluar asnjë punë në këtë drejtim.

Zëvendëskryeministri i vendit, Fatmir Limaj, në një intervistë për lajmi.net, ka thënë se është e drejtë e Kosovës ta ketë ushtrinë, dhe kjo iniciativë do të gjejë përkrahje.

“Kosova është një vend sovran është e drejtë e saj dhe askush nuk do i’a mohojë të drejtën me pasë ushtrinë e vet. Në fakt, FSK-ja është një ushtri ne duam transformim, t’ia ndryshojmë emrin dhe rritjen e mandatit dhe kapacitete tjera të Ushtrisë së Kosovës. Kjo ushtri do të shihet si një ushtri që ka funksionimin si e bëjnë  të gjitha ushtritë anë e kënd botës për të ruajtur integritetin dhe sovranitetin e shtetit, për t’i krijuar siguri qytetarëve të vet dhe askush nuk do të duhet të ndihet i kërcënuar”, deklaroi Limaj.

Limaj, poashtu paralajmëroi se në vitin 2018 do të merren me tema të rëndësishme si demarkacioni, liberalizimi i vizave, FSK-ja, dialogu me Serbinë do të jenë temat më me prioritet që Qeveria Haradinaj do t’i jep epilog. /Lajmi.net/