Kaq gjatë presin mërgimtarët në Merdare, Policia apelon të përdorin tjera pika kufitare!

Aktuale January 02, 2018 - 19:10

Pas festave të fundvitit ku mërgimtarët vizituan familjet e tyre në Kosovë, tashmë ka ardhur koha për tu kthyer në vendet ku jetojnë dhe veprojnë, por së pritjet e gjata në pikëkalimet kufitare tashmë janë bërë pengesë e madhe për ta sa here që vijnë dhe kthehen nga Kosova.

Në pikën kufitare në Merdare ka fluks të madh prandaj edhe pritjet janë më të gjata, raporton Zëri.Info.

Daut Hoxha nga Policia e Kosovës ka thënë për ‘Zëri.Info’ se qarkullimi I njerëzve dhe mallrave në pikat kufitare është duke u zhvilluar normalisht dhe pa pengesa por së në Merdarë pritjet janë më të gjata. ‘Sipas informacioneve të fundit që kemi pranuar nga kompetentet neper pikat kufitare, qarkullimi I njerëzve dhe mallrave neper të gjitha vendkalimet kufitare të RKS-së po zhvillohet normalisht dhe pa pengesa.

Për shkak të përqendrimit –fluksit më të madh në pikën kufitare në Merdare në dalje nga Republika e Kosovës ka pritje më të gjata, megjithatë Policia e Kosovës është duke punuar me kapacitete të rritura dhe procedura të përshpejtuara për të garantuar qarkullim sa më të lehtë të të gjithë atyre që frekuentojnë pikë kalimet respective kufitare ku verehet përqendrim më i madh’, ka thënë Hoxha për Zëri.Info.

Policia e Kosovës apelon tek qytetarët që përveç pikës kufitare në Merdare të përdorin edhe pikëkalimet e tjera ku fluksi i automjeteve është më i vogël./ZËRI