Haradinaj tregon se si ndodhi “koalicioni i natës” me Kadri Veselin

Aktuale January 02, 2018 - 18:03

Pushteti i bashkoi, ndonëse nuk kishin raportet të afërta më herët.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një intervistë për lajmi.net tregon për herë të parë për raportin e tij me kryeparlamentarin Kadri Veseli.

“Të them të drejtën, unë nuk kam pasur komunikim me zotëri Veselin kohë të gjatë, e kam njohur nga lufta, mirëpo kam filluar komunikim tani sa jemi në punë”, ka thënë Haradinaj.

Veselin, Haradinaj e konsideron partner korrekt me të cilin mund të bisedon për temat të rëndësishme.

“Janë shumë korrekte raportet është shumë i hapur, domethënë është shumë direkt në tema, është vërtetë real, nuk heziton t’i bisedojmë temat, me i diskutu me i trajtu, mendoj se është partner shumë korrekt, shumë i hapur”, theksoi kryeministri.

Se pse nënshkroi marrëveshje me PDK-në, për të arritur në pushtet, apo të larguar vendin nga kriza politik, në cilat tema pajtohen më PDK e në cilat nuk pajtohen, mund t’i ndiqni në intervistën më poshtë.