Radhë në pikën kufitare të Kapshticës

Aktuale January 02, 2018 - 16:40

Kthimi i emigrantëve shqiptarë që jetojnë dhe banojnë në Greqi po shoqërohet me radhë të gjata në pikën e kalimit kufitar në Kapshticë.
Prej drekës së të martës ka fuks mjetesh në tokën shqiptare. Aktualisht policia kufitare shqiptare po punon me 5 sportele në dalje, ndërsa pala greke me 2 sportele në hyrje, raporton Tvklan, transmeton Klan Kosova.

Sipas policisë kufitare deri tani nuk ka probleme me sistemin. Ky fuks pritet të rritet ditët në vazhdim pasi emigrantët kthehen në vendet e tyre të punës.