‘Shuplakë’ e fortë vjen për Visar Ymerin!

‘Shuplakë’ e fortë vjen për Visar Ymerin!

Aktuale dhjetor 13, 2017 - 23:24

Visar Ymeri e ka marrë edhe një goditje të fort pas intervistës së dhënë sonte.

 Njeriu i Albin Kurtit nga Tirana, Elvis Hoxha, e ka kritikuar ashpër Ymerin. 

“Njeriu i konsensusit pranoi se nën udhëheqjen e tij, Lëvizja VETËVENDOSJE! është dyfishuar. 

Njeriu i konsensusit sapo shpiku kultin e “njeriut konsensual”, ka shkruar ai.Ky është postimi i plotë i Hoxhës:


Këshilli i Përgjithshëm nuk është procedurë, por vetë demokracia. Aty kemi patur debatet më të thella politike.

 Ai është organi më i lartë vendimmarrës, pas anëtarësisë. 

Kush na thotë se demokracia është e mirë kur vendoset më së pari qetësia nëpër grupe të vogla, është duke na thënë se demokracia projektohet nga pak njerëz.

 Kjo është e kundërta e emancipimit.

Kush na thotë se aktivistja Tinka Kurti duhet të ketë përgjegjësinë e duhur sepse ka një detyrë brenda Lëvizjes, i bie të thotë se Aida Dërguti si deputete dhe anëtare kryesie nuk ka pse të jetë po kaq e përgjegjshme dhe mund të vazhdojë të drejtojë Kuvendin. Për Tinka Kurtin, aktivisten, ka “Komision Disiplinor”. 

Nërkohë, Aida Dërguti mund ta përdor FB për çdo komunikim me Lëvizjen pa ardhur kurrë në mbledhje. Po përmes FB ajo mund të japë dorëheqjen, “natyrisht” jo nga karrigia e Nënkryetares së Kuvendit. 

Po përmes FB ajo mund të akuzojë bindjet dhe metodat e Lëvizjes VETËVENDOSJE. Ndërsa aktivisti i thjeshtë, kur përdor FB, është “linçues”.

Kjo është e kundërta e demokracisë.Albin Kurti është i rëndësishëm si kontribut, si potencial i fuqishëm intelektual dhe politik, si vetëmohim, por vetëm si kryetar JO – ishte konkluza e njeriut të konsesusit. 

Por ndërkohë që organizata ka kërkuar e kërkon me ngulm Albinin të kandidojë si kryetar, njeriu i konsensusit shtoi: le ta presim Albinin sepse ai mund të na vendosë në pajtim, ai e vë veten para organizatës. 

Kështu njeriu i konsensusit prodhoi kult. Por dhe kusht. 

Pra, kushti për Albinin është: ose organizata ose kandidatura.Kjo është e kundërta e organizatës.Njeriu i konsensusit pranoi se nën udhëheqjen e tij, Lëvizja VETËVENDOSJE! është dyfishuar. Njeriu i konsensusit sapo shpiku kultin e “njeriut konsensual”.

Kjo është e kundërta e thjeshtësisë së aktivizmit.

Njeriu i konsensusit gjithashtu tha se nëse ndodh që të mos respektohemi, “ne” dalim dhe dobësohet forca e Lëvizjes para projekteve të rënda si “Zajednica” dhe Demarkacioni.Kjo është e kundërta e sovranitetit.