Nisin problemet e para, pas shiut të mbrëmjes përmbytet ky qytet

Nisin problemet e para, pas shiut të mbrëmjes përmbytet ky qytet

Aktuale dhjetor 13, 2017 - 21:11

Reshjet e shiut të mbrëmjes së sotme, edhe pse mund të kenë qenë të pakta dhe jo intensive, kanë mjaftuar për të shkaktuar përmbytje në qytetin e Lezhës.
Më konkretisht, bëhet fjalë për lagjen “11 Janari”, e cila është përmbytur totalisht, ndërsa kalimi i këmbësorëve dhe i mjeteve po bëhet i pamundur.
 Uji ka vërshuar drejt hyrjeve të pallateve, duke izoluar kështu banorët e zonës.
Kjo situatë ka shkaktuar edhe ikjen e energjisë elektrike për më shumë se dy orë. 

 

Kujtojmë se rreth një javë më parë, si pasojë e reshjeve të shumta pati përmbytje në disa zona të Shqipërisë, veçanërisht në zonën e fshatrave të lumit të Vlorës, ku dëmet ishin më të mëdha.