Videoja që tregon raportet e akullta të Albin Kurtit me Dardan Molliqajn

Aktuale December 08, 2017 - 17:56

Kanë filluar të dalin në pah përplasjet brenda anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe pakënaqësitë që ata i kanë me njëri tjetrin.

Siç duket raportet në mes zyrtarëve të lartë të këtij subjekti kanë filluar të ftohën qysh në zgjedhjet e jashtëzakonshme të këtij viti.

Albin Kurti dhe Dardan Molliqaj ishin treguar shumë të largët kur në qershor të këtij viti ishite bërë prezantimi i kandidatëve të kësaj lëvizje për deputetë.

Në videon e mëposhtme nga minuta e 09:00 mund të shihni momentin kur Kurti i afrohet Molliqajt dhe largohet shpejtë prej tij pasi ia jep dorën.

Ky raport i ndryshuar i dyshes, u forcua edhe sot, kur deputetja e VV-së Aida Dërguti ditë më parë e quajti "ai muti" Albin Kurtin duke menduar qe po bisedonte vetëm me Dardan Molliqajn.

Aida nuk e kishte ditur që mesazhin po e niste në grupin parlamentar të kësaj partie. Kjo gjë mjaftoi që tash në këtë parti të shpërthejnë përçarjet.

Siç mëson KTV, mesazhi ofendues i Dërgutit për Albin Kurtin ishte dërguar gabimisht në grupin e përbashkët në ‘Viber’, duke menduar se po i shkruan personalisht bashkëpartiakut Dardan Molliqaj.

Kjo e shpjegon më së miri se Aida dhe Molliqaj flasin privatisht kur shprehen me deklarata për “liderin e tyre shpirtëror”.